Thursday, 19. February 2026
Sport

Tebas: Vinicius do të fitojë Topin e Artë, thashë që Vini mund ta zëvendësojë Messin

GS 25/05/2023 1 Min. Lesezeit

Javier Tebas mbajti një konferencë shtypi 90-minutëshe ku tentoi të shiste imazhin e La Ligës.

Dhe sigurisht, gjithçka u përqendrua rreth Vinicius Jr. Ndërsa fliste, Tebas ngriti në qiell brazilianin, duke e këshilluar që një ditë të fitojë çmimin më të madh individual në futboll.

“Unë thashë se isha i bindur se Vinicius do të fitojë Topin e Artë në të ardhmen”, tha Tebas.

“Mendoj se ai është një aset shumë i rëndësishëm, para së gjithash për klubin e tij, por edhe për futbollin spanjoll, siç e ka treguar tashmë”, shtoi presidenti i La Ligës.

Në të njëjtin fjalim, Tebas pohoi se Vinicius mund të zëvendësojë Lionel Messin si fytyra e La Ligës, duke cituar parashikimin e tij të mëparshëm për anësorin.

“Mbaj mend që ishte rreth largimit të Messit. Kur më pyetën se kush mund ta zëvendësonte Leon si një figurë e madhe e La Ligës, unë iu përgjigja Vinicius”, tha Tebas. /G.D abcnews.al/

Teilen: