Sunday, 19. July 2026
Futboll

Tek Arsenal po e prisnin për zyrtarzimin, Chelsea transferon yllin e ri të Anglisë për 117 milionë paundë

GS 18/07/2026 1 Min. Lesezeit

Chelsea do të zyrtarizojë shumë shpejt transferimin më të shtrenjtë në historinë e saj, Morgan Rogers nga Aston Villa për 117 milionë paundë (137-138 milionë euro). Anglezi do të jetë edhe transferimi i pestë më i shtrenjtë në historinë e futbollit.

23-vjeçari anglez shkëlqeu në sezonin e fundit me Aston Villa dhe interesi për të gjatë kësaj vere ishte shumë i madh. Fillimisht, klubi më i interesuar dukej Arsenal. Madje, londinezët ishin të gatshëm të paguanin shifrën e kërkuar nga Aston Villa.

Por, sot pasdite erdhi konfirmimi i bujshëm. The Athletic, por edhe gjithë mediet e tjera angleze konfirmojnë marrëveshjen mes Chelsea-s dhe Aston Villa. Rogers do të nënshkruajë për 6 vite me londinezët, me opsionin për të rinovuar edhe për një vit tjetër. Të hënën, lojtari do të prezantohet zyrtarisht te londinezët.

Teilen: