• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 23, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Tek Interi janë 4 të dëmtuar, ja si është gjendja Kristjan Asllanit

01/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pas fitores 3-0 ndaj Empoli në mesjavë, Interi iu rikthye menjëherë punës në Pinetina në kuadër të ndeshjes së radhës në kampionat, asaj kundër Venezias.

Dhe një lajm pozitiv vjen nga infermieria për trajnerin Simone Inzaghi, ku ndodheshin 4 lojtarë.

Dy prej tyre, Hakan Calhanoglu dhe Francesco Acerbi, të enjten pasdite u stërvitën veçmas me një ritëm të mirë dhe përshtypja është se sot dhe të shtunën ata duhet të kthehen në stërvitje me pjesën tjetër të grupit.

Me shumë gjasa, ato do të grumbullohen për ndeshjen e radhës, por nuk dihet nëse do të luajnë titullarë apo do ta ulen në stol. Megjithatë, situata nuk duket fort e mirë për dy lojtarët e tjerë të dëmtuar, Kristjan Asllani dhe Carlos Augusto.

Mesfushori shqiptar ka kryer punë “mbrojtëse”, për të shmangur rrezikun e shpërthimeve të dhimbjeve të gjurit.

Gjendja e Asllanit do të monitorohet me shumë vëmendje për të shmangur mbingarkesat apo probleme të mëtejshme me kyçin.

Vetëm terapi për anësorin brazilian, rikthimi i të cilit është planifikuar pas pushimit të nëntorit për ndeshjet e kombëtareve.

 

 

Next Post

NBA/ Milwaukee në krizë, Utah Jazz ende pa asnjë fitore

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.