Pier Kalulu do të niset nesër drejt Amerikës, ndërkohë që shokët e tij do ta paraprijnë me disa orë.
Kjo, sepse lojtari ka marrë leje nga klubi për arsye familje. Ndërkohë, ai ka dhënë një intervistë për francezët e “ONZE”, duke folur për aventurën e tij te Milani, dhe përfshirë edhe shkarkimin e Paolo Maldinit.
Çfarë ndjetë pasi u transferuat te Milani?
Kur mbërrita te Milani, jo vetëm që nuk kisha luajtur kurrë si profesionist, por nuk kisha luajtur futboll për një kohë të gjatë, sepse ishte pandemia. Nuk kam zbritur në fushë që nga marsi i 2020-ës, ndërkohë që me Milanin nisa të luaja në gusht. Nuk mendoja për presionin apo për faktin se kisha ardhur falas. Vetëm sa thosha me vete: Më në fund mund të rikthehem të luaj futboll!
Në cilin aspekt mendoni se jeni rritur më shumë?
Në të gjithë. Tani jam më i fortë, më i shpejtë, më i lirë, gjërat më vijnë më natyrshëm. Në çfarë mund të rritem akoma? (qesh). Mund të jem edhe më këmbëngulës, veçanërisht në dyluftimet ajrore, dhe gjithmonë mund t’i lexoj lojërat më mirë. Kjo e bën të gjithë diferencën kur luan në një nivel kaq të lartë.
Cili është roli juaj i preferuar?
Për të qenë perfekt duhet të dish të luash kudo, të ndihmon shumë: nëse dëshiron të jesh titullar i rregullt në një klub të madh, duhet të jesh në gjendje të ndihmosh skuadrën aty ku duhet.
Më mirë një mbrojtës me tre apo me katër?
Me siguri që ndihmon të kesh një mbrojtje më të mbuluar, e që mbron më mirë, por çdo rreshtim ka pikat e veta të forta dhe ato të dobëta.
Çfarë kujtoni nga Sasuolo-Milan e sezonit të kaluar?
Për të qenë i sinqertë, nuk kishim frikë para asaj ndeshjeje. Kishte pak nga ajo adrenalina e zakonshme, ajo që merr para çdo ndeshjeje, por e dinim që kishim punuar mirë gjatë javës dhe gjatë gjithë sezonit dhe ishim të qetë. Nuk kishte më shumë tension se zakonisht.
Si u ndjetë për shkarkimin e Paolo Maldinit?
Më ndihmoi më shumë të kuptoja se sa i rëndësishëm është futbolli në Itali. Për ne ishte një pikë referimi dhe me siguri që do të na mungojë.
I keni ndjekur blerjet e klubit?
Po dhe me vëmendje të madhe. Na janë bashkuar lojtarë që me siguri kanë talent dhe do të na japin një ndihmë të madhe.
Cilat do të jenë objektivat në sezonin e ri?
Jemi Milani dhe do të mundohemi të jemi konkurrues në çdo turne që marrim pjesë. Objektiv janë trofetë dhe shpresojmë të marrim ndonjë kënaqësi sivjet.
PANORAMASPORT.AL