Monday, 2. February 2026
Futboll

Telashe për Arsenal, mesfushori i detyruar të operohet në këmbën e djathtë pas dëmtimit

GS 02/02/2026 2 Min. Lesezeit

Lajm i keq për liderët e Premier League. Arsenal do të jetë pa Mikel Merino, lojtarin kyç të trajnerit Mikel Arteta, për disa javë. Kjo është deklarata e dhënë nga klubi londinez në lidhje me dëmtimin e lojtarit.

Pas një dëmtimi në këmbë të pësuar në fundin e ndeshjes kundër Manchester United, më 25 janar, testet e mëtejshme dhe vlerësimet e specialistëve kanë konfirmuar se Mikel Merino ka pësuar një dëmtim në kockë në këmbën e djathtë”, thuhet në deklaratë.

Më tej, aty sqarohet: “Mesfushori do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në ditët në vijim dhe më pas do të fillojë programin përkatës të rikuperimit dhe rehabilitimit. Prandaj, Merino do të jetë jashtë për një periudhë të zgjatur, me qëllim që të kthehet në stërvitje të plotë para përfundimit të sezonit”.

“I gjithë ekipi dhe stafi janë plotësisht të përqendruar në mbështetjen e Mikel në mënyrë që ai të mund të bëjë rikuperimin më të mirë të mundshëm dhe të kthehet në formë të plotë fizike sa më shpejt të jetë e mundur“, përfundon deklarata.

Teilen: