• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, July 4, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Telashe për Barcelonën, paraqiten probleme në regjistrimin e Gavit në ekipin e parë

15/02/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Bujë e re rreth regjistrimit të Gavi në ekipin e parë të Barcelonës. Edhe pse është e vërtetë që mëngjesin e sotëm ‘RAC1’ raportoi se Barça dhe LaLiga kishin arritur një marrëveshje për regjistrimin e lojtarit si anëtar i ekipit të parë për të gjitha garat, kjo gjë është mohuar sërish.

Ndaj, ende mbetet në pritje regjistrimi i kontratës së andaluzianit, e cila u nënshkrua në shtator të vitit 2022, në të cilën ai u angazhua për klubin deri më 30 qershor 2026, me një klauzolë lirimi prej një milion euro.

LaLiga ka mohuar se të dyja palët kanë hequr dorë nga mosmarrëveshja gjyqësore që kishin, kështu që gjithçka mbetet njësoj si deri më tani, përcjellë KosovaPress.

“LaLiga është duke punuar në raportet përkatëse që mbështesin pozicionin e saj kur të merren vendimet e mëposhtme gjyqësore”, thuhet në deklaratën e Federatës spanjolle.

Kujtojmë që Gavi pësoi një dëmtim shumë të rëndë me skuadrën spanjolle në muajin nëntor që shkaktoi një çarje të plotë të ligamentit të kryqëzuar të përparmë në gjurin e djathtë dhe një dëmtim të lidhur me meniskun e jashtëm , për të cilin do të mungojë në pjesën e mbetur të sezonit.

Next Post

Mançester Junajtid nis sulmin, një mësues fizkulture për drejtor sportiv

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.