Trajneri Thomas Tuchel nuk do të ketë në dispozicion për disa javë sulmuesin Serge Gnabry.
Lojtari i Bayern Mynih u dëmtua në ndeshjen e Kupës së Gjermanisë ndaj Munster.
Analizat mjekësore evidentuan një frakturë të parakrahut të majtë. 25-vjeçari u detyrua të lërë para kohe ndeshjen (pas vetëm 11 minutash lojë). Ai u dëmtua gjatë një kontakti me portierin e ekipit kundërshtar.
Trajneri Tuchel konfirmoi dëmtimin dhe mungesën e gjatë të lojtarit: “Serge do të operohet sot dhe do të qëndrojë jashtë fushave për disa javë. Një problem që nuk duhej në këto momente”.
Një mungesë e rëndësishme për kampionët e Gjermanisë, që humbasin një nga lojtarët kryesorë. Këtë sezon, Gnabry ka luajtur në total në 6 ndeshje për bavarezët (3 në Bundesliga).