Nuk kanë fund telashet te Kombëtarja shqiptare për sa i përket dëmtimeve.
Pas Klaus Gjasulës, kuqezinjtë kanë humbur një tjetër lojtar titullar, bëhet fjalë për mbrojtësin e krahut të djathtë Ivan Balliu.
Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, FSHF bën me dije se Balliu nuk do të jetë i gatshëm për këto dy sfida për shkak dëmtimi.
Futbollisti kuqezi i është nënshtruar vizitave mjekësore pas ndeshjes së fundit në La Liga me klubin e tij Rajo Vajekanon për një problem në tendinën e muskujve aduktor (muskujt rrëzë kofshës).
Lojtari do të nisë ndërkohë fazën e rikuperimit, ndërsa trajneri Silvinjo ka vendosur të thërrasë mbrojtësin Naser Aliji.
29-vjeçari i cili numëron 13 ndeshje me Kombëtaren, pritet të mbërrijë në grumbullim që të enjten dhe t’i bashkohet ekipit në stërvitje për të nisur përgatitjet për dy sfidat zyrtare.