• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 6, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Telashe për Strakoshën, Brentfordi blen portier. Ja ku mund të transferohet portieri kuqezi

25/01/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Lëvizja e fundit e Brent fordit forcon edhe më shumë pistën e largimit të Thomas Strakoshës drejt një aventure tjetër, qoftë edhe në formë huazimi. Portieri i Kombëtares Shqiptare e ka shprehur hapur në një intervistë të fundit se kërkon të luajë dhe nuk pranon të qëndrojë vetëm në stol. Ai gjithashtu i ka kërkuar klubit një zgjidhje për këtë.

strakosha

Por, mesa duket, lëvizja e klubit anglez nuk është në të mirën e Strakoshës, pasi te Brentfordi do të mbërrijë një portier tjetër. Lajmin e bën të ditur gazetari i njohur dhe eksperti i merkatos, Fabricio Romano, i cili raporton se Brentfordi ka arritur marrëveshjen me portierin e Islandës, Hakon Valdimarson. 22- vjeçari do të vijë nga klubi i Elfesborgut në Suedi për rreth 3 milionë euro. Islandezi pritet të jetë numri dy pas Fleken dhe kjo nënkupton se Strakosha do të largohet.

Portieri i Kombëtares shqiptare, pasi nuk rinovoi me Lacion, kaloi në Premier Ligë në verën e 2022- it dhe sezonin e parë luajti vetëm 2 ndeshje. Ndërkohë, pas largimit të portierit të parë Raja te Arsenali, mbërriti Fleken nga Bundesliga dhe Strakosha sërish mbeti në stol. 28- vjeçari këtë sezon është aktivizuar në katër ndeshje, dy në Premier Ligë dhe dy në Kupë, ndërkohë kontrata e tij me Brentfordin është deri në vitin 2026.

I vetëdijshëm se qëndrimi në stol e penalizon për vendin e titullarit me Shqipërinë në kampionatin Europian në qershor, portieri 193 cm i gjatë, shprehu pakënaqësitë e tija edhe me trajnerin e ekipit. Ndërkohë, një mundësi për të është rikthimi në Serinë A në formë huazimi deri në fundin e sezonit, ndërsa edhe nga Turqia ka pasur interesim më parë. Jemi në javën e fundit të merkatos dhe është interesante ajo që do të ndodhë me Thomas Strakoshën.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

VIDEO/ Aventura vazhdon, Leclerc rinovon kontratën me Ferrarin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.