Saturday, 4. April 2026
Sport

Telashe për sulmuesin e Interit, te kombëtarja zbulojnë se është… anemik

GS 08/09/2023 1 Min. Lesezeit

Telashe në horizont për sulmuesin e Interit, Aleksi Sançez, i cili u rikthye te zikaltërit në këtë merkato vere. Kiliani momentalisht është i grumbulluar me kombëtaren e vendit të tij, teksa raportohet për një mungesë të mundshme në duelin Kolumbi-Kili.  

sanchez-inter-screen-min-770x482

Pas kësaj mungese duket se fshihet problemi i anemisë. Niveli i hemoglobinës në gjakun e lojtarit, në fakt, është  më i ulët se sa pritej. 

“Në po vlerësojmë me kujdes kushtet e tij, ka gjëra për të cilat është mirë që t’i shohësh qartë”, u shpreh trajneri i Kilit në konferencën për shtyp para ndeshjes.  

PANORAMASPORT.AL

 

Teilen: