Friday, 16. October 2026
Futboll

Telashe te Chelsea, kapiteni operohet në gju dhe do të mungojë për 3 muaj, rikthehet vitin tjetër

GS 16/10/2026 1 Min. Lesezeit

Kapiteni i Chelsea, Reece James, pritet të mungojë për rreth tre muaj pas një operacioni në gju. Futbollisti i kombëtares angleze pritet të jetë jashtë fushave deri në vitin 2027.

26-vjeçari e pësoi dëmtimin gjatë stërvitjes të premten e kaluar, para fitores 5-1 të Chelsea-t në shtëpi ndaj Bournemouth.

Chelsea konfirmoi të premten në mëngjes se James i ishte nënshtruar një operacioni të vogël, por të suksesshëm, në gju. James ka pësuar dëmtime të shumta gjatë karrierës së tij..

Ky është problemi më i fundit që do ta lërë atë jashtë ndeshjeve në shtëpi kundër Tottenham, Manchester United dhe Liverpool, si dhe në transfertën ndaj Manchester City.

Teilen: