• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, July 2, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Telefonata e Inzagit dhe gjesti i Açerbit, hapen hetime nga Prokuroria Federale

13/02/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria Federale ka vendosur të hapë një çështje për telefonatën e famshme drejt skuadrës nga Simone Inzagi në fund të pjesës së parë të Roma-Inter. Në fillim, nisur edhe nga sqarimi i menjëhershëm i zëvendësteknikut Farris, prokurori Giuseppe Chinè kishte menduar të mos procedonte.

MixCollage-13-Feb-2024-12-51-PM-5054

Megjithatë, raportimet e shumta në shtyp (që sistemi i drejtësisë sportive i mban parasysh si pikënisje për nisjen e një hetimi) e shtynë atë të hetojë më tej.

Në dritën e asaj që ndodhi të shtunën e kaluar në “Olimpico”, me deklaratat e Bastonit për telefonatën e trajnerit të pezulluar dhe mohimin e Farris, i cili nënvizoi se ishte stafi teknik ai që veproi si ndërmjetës midis Inzagit dhe lojtarëve, është shtysa drejt këtij hetimi.

Në fakt, do të jetë e vështirë të sigurohet prova për telefonatën e ndaluar. Megjithatë, sot prokurori do të dëgjojë personat e përfshirë, nga Bastoni tek Inzagi, në kërkim të konfirmimeve të mundshme dhe elementëve të rinj provues.

Është konfirmuar hapja e hetimit edhe për “gishtin e mesit” të Açerbit drejtuar tifozëve verdhekuq në tribunë. Sot duhet të dëgjohet edhe mbrojtësi i zikaltërve për veprimin e tij të ndaluar.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Nisin hetimet për telefonatën e ndaluar të Inzaghit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.