Monday, 16. March 2026
Sport

Telenovela Lukaku, sulmuesi informon trajnerin Poçetino se do të…

GS 15/07/2023 1 Min. Lesezeit

Një tjetër zhvillim i bujshëm dhe i papritur në “telenovelën” që lidhet me të ardhmen e Lukakut. Siç raporton “Gazzetta.it”, sulmuesi ka vendosur që të hënën të shkojë në kampin stërvitor me Çelsin. 

Poçeitno

Fillimisht, klubi dhe lojtari e kishin shtyrë takimin me blutë e Londrës për në 17 korrik, me shpresën se çështja për të ardhmen do të mbyllej më shpejt.  

Diçka që duket se nuk do të ndodhë, duke qenë se Interi u tërhoq nga gara dhe Juventusi nuk mund ta mbyllë marrëveshjen për momentin, pasi ende nuk e ka shitur Dushan Vlahovic.  

I ndodhur në të tilla rrethana, Lukaku, informoi trajnerin e Çelsit, Poçeitno, se do të jetë në dispozicion të Çelësit, duke filluar nga dita e hënë.  

PANORAMASPORT.AL

Teilen: