Tuesday, 17. March 2026
Sport

Televizioni sportiv Sportklub, transmeton ndeshjen e kombëtares së Kosovës 

GS 31/07/2024 1 Min. Lesezeit

Është interesant se televizioni sportiv “Sportklub” po e transmeton ndeshjen e basketbollit mes kombëtares së Kosovës U18 dhe Polonisë U18, ndeshje e vlefshme e Kampionatit Evropian, Divizioni B (meshkujt), që po luhet në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

Ajo që bie në sy, sy televizion e ka paralajmëruar ndeshjen në programin e saj.

Por çudia është se komentatori serb (transmetimi për territor të Serbisë) që po e komenton ndeshjen, nuk e thotë kombëtarja e Kosovës por i adresohet: Të bardhët ose të kaltrit!

Image

Programi

Fundja, një televizion po transmeton ndeshjen e kombëtares së Kosovës me Poloninë.

Ky televizion e ka qendrën në Serbi, në Kroaci, Slloveni, Bosnje dhe Mal të Zi.

Teilen: