• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, September 24, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ten Hag ka humbur mbështetjen e disa lojtarëve në dhomën e zhveshjes

05/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Erik Ten Hag është duke u ballafaquar me një revoltë në dhomën e zhveshjes, me disa pjesëtarë të ekipit që thuhet se kanë ngritur zërin kundër tij.

United ka humbur 10 nga 21 ndeshje të luajtura këtë sezon dhe kanë bërë paraqitjen pothuajse më të dobët në humbjen me rezultat 1-0 ndaj Neëcastle të shtunën.

Anthony Martial u ‘përlesh’ me Ten Hag gjatë asaj ndeshje për shkak të mosangazhimit dhe Marcus Rashford u kritikua ‘ashpër’ për mungesën e dëshirës për të luajtur.

Burime nga United kanë thënë se disa lojtarë nuk janë të lumtur me gjendjen e tyre aktuale dhe Ten Hag tani po ballafaqohet me një problem madhor në përpjekje për të mbajtur mbështetjen e skuadrës.

“Djajtë e Kuq” kanë para vetes disa ndeshje të vështira gjatë javëve në vazhdim, duke filluar që nga ajo ndaj Chelseat të mërkurën, pastaj ndaj Bayern Munichut në Ligën e Kampionëve dhe më pas një vizitë në “Anfield” tek Liverpooli.

Ekziston frika se situata mund të përkeqësohet në rast se klubi nuk rikthehet tek rezultatet pozitive në vazhdim, me United që momentalisht janë në pozitën e shtatë në Ligën Premier.

Fituesi i Kupës së Botës, Raphael Varane e ka humbur pozitën e tij si startues dhe është lënë në bankë nga tekniku holandez, ndërsa Jadon Sancho mbetet i përjashtuar pas prishjes së raporteve me Ten Hag.

Ten Hag ka insistuar se Sancho mund të rikthehet përsëri në ekip në rast se kërkon falje, diçka që ylli anglez ka refuzuar ta bëjë pasi beson që ai vetëm kishte mbrojtur veten pas komenteve të trajnerit.

Next Post

Premier League “dominon” Evropën, akordi i ri i së drejtës së TV sjell miliarda euro në Britaninë e Madhe

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.