• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ten Hag me tre fjalë tregon nëse do të luaj Sancho më për Manchester United

16/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Marrëdhënia e trajnerit të Manchester United, Erik Ten Hag me sulmuesin Jadon Sancho është prishur totalisht.

Trajneri holandez e ka përjashtuar Sanchon i cili tani e tutje po stërvitet i vetëm dhe jo me pjesën tjetër të futbollistëve.

E ardhmja e Sanchos duket larg Old Trafordit, derisa Ten Hag është pyetur nëse sulmuesi anglez do të luaj më për Manchester Unitedin.

Sancho do të largohet në janar pas polemikave me Ten Hag, zbulohen dy destinacionet e ardhshme të tij

“A do të luaj Sancho më për United? Nuk e di,” u përgjigj prerë Ten Hag, raporton BBC.

“Kemi një ndeshje të madhe në shtëpi ndaj Brightonit, ne nuk po kalojmë një situatë të mirë dhe shumë ndeshje kemi para vetës në një orar shumë të ngjeshur”.

“Unë fokusohem në këtë. Sancho nuk është në dispozicion, kështu që në këtë moment nuk është i rëndësishëm, sepse nuk mund të kontribuojë”, deklaroi Ten Hag.

Manchester United nuk e ka nisur mirë sezonin në Ligën Premier, ku në katër ndeshjet e para ka marrë vetëm gjashtë pikë nga 12 të mundshme.

Next Post

Tirana me probeme

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.