• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, July 2, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ten Hag në ikje, Tuchel ose Southgate për ta zëvendësuar

05/09/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

 

Imazhi i Sir Jim Ratcliffe, pronarit të Manchester United, i dëshpëruar dhe i habitur në tribunat e Old Trafford gjatë ndeshjes së humbur 3-0 nga Djajtë e Kuq kundër Liverpool-it, ka bërë xhiron e botës dhe ka treguar qartë gjendjen e keqe që rrethon trajnerin Erik Ten Hag. Trajneri holandez është gjithmonë në rrezik. Fitorja e FA Cup sezonin e kaluar e shpëtoi atë nga një shkarkim që dukej i sigurt, por tani durimi duket se ka marrë fund.

Dhe kështu, në javët kushtuar ekipeve kombëtare, në Angli flitet sërish për një kthesë. Sipas Daily Mirror, Thomas Tuchel tashmë është gati për t’u rikthyer në lojë pas përvojës jo tamam pozitive në stoli i Bayern.

Mësohet se ai ka zhvilluar tashmë bisedime me Ratcliffe gjatë verës, por që nuk është i vetmi që shpreson për një telefonatë. Ish-trajneri i Anglisë, Gareth Southgate është gjithashtu në garë, i etur për të filluar një fazë të re të karrierës së tij me një klub prestigjioz.

Next Post

Botërori 2030/ Tre vende nga dy kontinente, dorëzohet dosja e kandidaturës në FIFA

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.