• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

​Ten Hag po përgatitë “javën e ferrit” për lojtarët e tij

26/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në një përpjekje për t’i rikthyer gjërat në rrugën e duhur në Manchester United, Erik ten Hag po planifikon të zhvillojë një kamp të ashpër stërvitor parasezonal.

Trajneri i Manchester United beson se skuadra e tij mund të luftojë për titull sezonin e ardhshëm dhe shpreson t’i çojë “Djajtë e Kuq” në një fillim të fuqishëm në sezonin e ri duke zbatuar një seancë rigoroze stërvitore gjatë para-sezonit duke filluar nga java e parë e korrikut.

  

Sipas raportimeve në Angli, holandezi thuhet se ka udhëzuar stafin e tij në Carrington që të bëjë gjithçka gati deri në fillim të korrikut. Ai vetë do të kthehet në zyrën e tij javën e ardhshme dhe thuhet se do të zhvillojë katër ditë seanca stërvitore të dyfishta ku vëmendje e veçantë do t’i kushtohet rritjes së qëndrueshmërisë së lojtarëve. Stafi i klubit thuhet se i ka quajtur planet parasezonale si “java e ferrit”, përcjellë lajmi.net.

“Djajtë e kuq” ende nuk kanë bërë ndonjë blerje të re deri më tani pasi kanë parë tre oferta për Mason Mount të refuzuara nga Chelsea. Ten Hag planifikon të shtojë një sulmues, një mesfushor dhe një portier në skuadrën e tij këtë sezon.

Gjigantët e Premier Ligës do të jenë në SHBA për përgatitjet parasezonale ku do të përballen me Wrexham, Arsenal, Real Madrid, Borussia Dortmund dhe Athletic Bilbaon./Lajmi.net/

  


Next Post

Tahir Batatina: “Bota sot”, ndër gazetat më të mira në vendin tonë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.