Trajneri i Manchester Unitedit, Erik ten Hag, ka thënë që përfaqësues të klubit ia kanë ndërprerë pushimin për t’i treguar që do ta mbajë vendin e punës.
“Menaxhmenti i klubit erdhi te unë sa isha me pushime në Ibiza”, ka thënë Ten Hagu për televizionin holandez, NOS.
“Ata papritmas u shfaqën te pragu i derës, dhe më thanë që donin që të vazhdonin me mua”.
Këto javë Djajtë e Kuq po e shqyrtonin situatën e kryetrajnerit pasi Unitedi përfundoi në pozitën e tetë stinorin e kaluar, por arriti ta fitojë FA Cupën në finalen kundër Manchester Cityt.