“Rikuperimi im po ecën mirë dhe ndihem shumë më mirë, por për fat të keq nuk jam gati të garoj ende, prandaj duhet të tërhiqem nga turnetë në Queen’s dhe Wimbledon”, njoftoi Carlos Alcaraz në Instagramin e tij. “Këto janë dy turne shumë të veçantë për mua dhe do të më mungojnë shumë. Do të vazhdojmë stërvitjen për t’u rikthyer sa më shpejt të jetë e mundur”.
Çfarë i ndodhi Alcarazit? Një dëmtim i bezdisshëm në kyçin e djathtë, i cili e pengoi atë të luante në raundin e 16-shes në Barcelonë në mesin e prillit, e ka vonuar rikthimin e tij. Problemi rezultoi më serioz se sa pritej, duke e detyruar fenomenin spanjoll të humbasë katër nga turnetë më të rëndësishëm të sezonit: Masters 1000 në Madrid, Internazionali d’Italia, Roland Garros dhe Wimbledon.