Dueli i parë mes Carlos Alcaraz dhe Jannik Sinner për 2026-ën i shkon spanjollit.
Ndeshja prestigjoze e mbajtur në Seul u dominua nga tenisti iberik, i cili mundi italianin në dy sete me shifrat 7-5, 7-6.
Ndeshja, e cila zgjati më pak se dy orë, ishte një spektakël më vete pasi të dy protagonistët luajtë pa presion.
Tifozët e këtij sporti do presin pak ditë për të përjetuar një ndeshje të luftuar mes tenistëve, të cilët pritet që të shkojnë deri në fund në “Australian Open 2026”.
