Një episod i veçantë ka ndodhur gjatë turneut Master 1000 të Romës. Gjatë një dite që ishte bërë e vështirë për shkak të shiut, duke sjellë vonesa, ndeshja e fundit e mbrëmjes, çerekfinalja mes Darderi dhe Jodar, u ndërpre për shumë minuta.
Ndodhi në fund të setit të parë, kur spanjolli ishte përpara 6-5 15-0. Shkak i kësaj ndërprerjeje ishte tymi i fishekzjarreve të hedhura në stadiumin “Olimpico”, ku u luajt finalja e Kupës së Italisë mes Interit dhe Lacios.

Tymi shkoi deri në “Foro”, duke shkaktuar probleme në sistemin e arbitrimit elektronik, kështu që ndeshja u ndërpre për shumë minuta. Pas një beteje prej më shumë se 3 orësh, Darderi arriti të fitonte ndaj Jadar dhe të kualifikohej për në gjysmëfinale të Master 1000 të Romës.