Mbeten të pandryshuara 6 vendet e para në renditjen Atp në këtë fillim jave, ndërsa diferenca mes dy vendeve të para është thelluar. Numri 1 në botë, Carlos Alcaraz, pas suksesit në Doha, është shkëputur në 3150 pikë nga Janik Sinner, nga 300 pikë që ishte më parë.
Tenisti spanjoll është i sigurt kështu për vendin e parë në botë pas dy turneve të parë Masters 1000 të sezonit, Indian Wells dhe Miami.
Në vend të tretë është Novak Djokovic, i cili nuk luan në një turne që pas humbjes në finale e Australian Open. Pas tij renditen Alexander Zverev, Lorenzo Musetti dhe Alex De Minaur.
Jakub Mensik, gjysmëfinalist në Doha, ka fituar tre pozicione dhe në moshën 20-vjeçare, ka shkuar në vend të 13-të. Renditja më e mirë në karrierë për të.
Ngjitja më e madhe në ‘Top 50’ të kësaj jave është ajo e kilenit Alejandro Tabilo (+26), i 42-ti pas finales së Rios, e fituar nga argjentinasi Tomas Etcheverry.