• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 27, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Tenisti serb ‘plas bombën’: Në vitin 2022 më kanë helmuar në Australi kur më ndaluan të luaja prej Covid

10/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Novak Djokovic përgatitet për grand slam të Australian Open që nis javën e ardhshme, turne të cilin e ka fituar 10 herë në karrierën e tij.

Në një intervistë për mediat vendase, ai ka rikujtuar aventurën e hidhur që kaloi në Melburn në vitin 2022, kur u ndalua nga autoritetet vendase pasi nuk kishte bërë vaktinën anti-Covid.

“Ishte një çështje politike. Nuk kishte të bënte me vaksinën apo ndonjë gjë tjetër. Ishte thjesht politikë. Politikanët nuk mund ta duronin praninë time. Kur u ktheva në shtëpi pata disa probleme shëndetësore dhe kuptova se në atë hotel, në Melburn, më dhanë ushqim toksik”, tha Novak Djokovic, fitues i 24 grand slam.

Më tej, ai shtoi: “Kurrë nuk ia kam treguar këtë histori dikujt në publik, por testet treguan se kisha nivele të larta të metaleve të rënda në trupin tim: Të plumbit dhe mërkurit. Unë isha i sëmurë. Në fillim dukej si grip i zakonshëm. Ajo që mendoja se ishte një sëmundje kalimtare më dobësoi shumë derisa u detyrova të bëja një sërë analizash”.

Pavarësisht kësaj, serbi synon titullin e 11-të në tokën australiane, duke folur edhe për momentin e tërheqjes nga sporti: “Mendoj se nëse filloj të humbas shumë herë, të ndiej një hendek më të madh mes vetes dhe kundërshtarëve të mi dhe ta kem më të vështirë të kapërcej pengesat në grand slam, atëherë me siguri do ta quaja dorëheqje”.

 

Next Post

Man City ka rënë dakord për dy përforcime në janar, do të shpenzojë 130 milionë euro

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.