• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Tenistja nga Bjellorusia fiton titullin e madh në SHBA

08/09/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Është shumë e fortë kur arrin në finale. Arina Sabalenka arriti një tjetër sukses të madh në karrierën e saj, pasi tenistja nga Bjellorusia triumfoi në US Open.

Një mbyllje e shkëlqyer e 2024-ës duke fituar Grand Slemin e fundit të vitit, dhe në total ajo ka tre tituj të tillë. E gjitha kjo, ndërsa ka arritur katër finale, pra shumicën e ka bërë të vetën.

Në Arenën “Arthër Ejsh” të Nju Jorkut, kampionia e re mposhti tenisten vendase, Xhesika Pegula, në dy sete.

Shifrat ishin njësoj, 7-5 e 7-5, dhe përballja shumë e vështirë, sidomos seti i dytë. Sabalenka kryesoi 5-2 në të parin, pastaj u barazua në 5-5 dhe fitoi dy lojërat e radhës. Në të dytin ishte në avantazh 3-0, por pastaj humbi pesë lojëra radhazi.

Gjithsesi, forca mendore dhe fizike bëri që të përballonte gjithçka.

“Më në fund e fitova këtë trofe të shkëlqyer, që ka shumë kuptim për mua. Ishin dy javë shumë të vështira. Dua të vlerësoj rivalen time, Xhesikën. E di sesa e vështirë është të humbasësh në finale, por ajo luajti një tenis të mrekullueshëm. Jam e sigurt se ti do ta fitosh këtë trofe, ndoshta jo një herë, por disa herë. Kjo fitore ka vlerë të madhe për mua. Kam mbetur pa fjalë”.

Nuk ka qenë aspak një vit i lehtë për 26-vjeçaren nga Minsku. Një sëmundje e mbajti në shtrat dhe e detyroi të mos merrte pjesë në Grand Slemin, “Rolan Garos” të Parisit.

Dëmtimi në shpatull i hoqi shansin për të luajtur në Grand Slemin më të madh, në Uimbëlldon, ndërsa ish-I dashuri I saj humbi jetën.

Suksesi i saj në Nju Jork ishte me të vërtetë i panjollë, aq sa humbi vetëm një set në shtatë ndeshje.

Next Post

‘Fitore kyç për ecurinë në Nations League’, Sylvinho: Ke pak mundësi të përmbysësh ndeshje në të tilla nivele

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.