Shpikësit e futbollit, ata do të jenë rivalët e Spanjës të dielën në Berlin. Anglia është krenare për shpikjen e saj, por nuk ka qenë në gjendje të dominojë Evropën që kur pranoi në vitin 1964 se Europiani ishte diçka e vlefshme, pasi e përbuzte atë në lindjen e saj.
Skuadra e cila që nga viti 1966 (58 vite më parë), ka ftuar futbollin të kthehet në shtëpinë e tij. Një shtëpi në të cilën ishte vetëm kur fitoi Kupën e Botës, dhe me atë gol të diskutueshëm të Hurst, fantazma mes fantazmave. E udhëhequr nga Sauthgejt, një trajner në furinë për luftën që ruan mes talentit dhe rendit, skuadra e “Tre luanëve” ka arritur për herë të dytë në finalen e Euro.
E bëjnë radhazi, sepse tri vite më parë e patën një hap larg në shtëpinë dhe u shpëtoi nga lotaria e penalltive kundër Italisë. Kjo është Anglia e Bellingamit, Fodenit e Herri Kejnit. Finalja në Berlin është shansi i fundit i kapitenit anglez për të fituar një trofe këtë sezon. Me rekordin e tij bosh ai u largua nga Totenhami për Bajernin dhe për herë të parë që nga sezoni 2011-2012 skuadra bavareze e mbylli sezonin pa trofe. Larg futbollit brilant dhe i shpëtuar nga Bellingam kundër Sllovakisë dhe Uotkins në gjysmëfinale kundër Holandës, Anglia ka ecur në buzë të humnerës deri në finale, por ka arritur të jetë në Berlin.
TENSIONI I LARTË – Finalja e këtij Europiani është pika më e lartë e një rivaliteti që lindi me një disfatë historike për anglezët. Sepse në maj 1929, në ditën e San Isidros, Spanja mundi Anglinë 4-3. Ishte skuadra e parë jashtë ishujve britanikë që mundi anglezët dhe përballja e parë ndër 28 takimet që dy gjigantët europianë janë përballur mes tyre. Por ajo që pritet të ndodhë
Formacioni i mundshëm (4-3-3) të dielën në Berlin është diçka që nuk ka asnjë krahasim me asgjë dhe askënd. Është përplasja mes skuadrës që aspiron të jetë e para me katër tituj europianë në koleksionin e saj, Spanjës, ndaj së cilës lufton me një mallkim europian që nuk i jep afat.
RIVALI I KATËRT ME YLL – Dueli kundër Anglisë do të jetë i katërti i Spanjës ndaj një kampioni bote në këtë Europian. Në fazën e grupeve ata mundën katër herë kampionen e botës Italinë, në çerekfinale mposhtën Gjermaninë, katër tituj të tjerë në rekordin e tyre dhe në gjysmëfinale ndalën rrugëtimin e Francës kampione e botës në vitin 1998 dhe 2018. Tani Spanja përballet me Anglinë, që gjithashtu ka një yll në fanellën e saj, megjithëse e tyre ka qenë vetëm që nga viti 1966 dhe ajo e fanellës spanjolle është qepur në vitin 2010.
PANORAMASPORT.AL