• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, July 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Tension mes Lewandowskit dhe Barcelonës, polakut i duhet të sakrifikojë pagën

12/05/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Robert Lewandowski është shprehur në më shumë se një rast se synon të qëndrojë te Barcelona edhe në sezonin e ardhshëm. Edhe katalanasit nuk janë kundër kësaj ideje, pavarësisht se muajin gusht polaku do të mbushë plot 36-vjeç.

Por, klubi spanjoll kërkon një sakrificë financiare nga sulmuesi. Drejtuesit kërkojnë që Lewandowski të ulë rrogën e tij në mënyrë që Barça të ketë më shumë fonde për merkaton me blaugranat që janë tepër të interesuar për të firmosur me Inaki Ëilliams nga Athletic Bilbao si dhe Dani Olmo të Leipzig.

I gjendur para kësaj situate, Lewandowski ka lajmëruar agjentin e tij Pini Zahavi që të komunikojë me drejtuesit e Barcelonës. Kështu, javën e ardhshme Zahavi ka planifikuar një takim me drejtorin Deco si dhe presidentin Joan Laporta për të kuptuar më shumë rreth qëllimeve të spanjollëve.

Tashmë, e ardhmja e polakut është sërish në dyshim nëse palët nuk gjejnë gjuhën e përbashkët nga takimi i planifikuar. Aktualisht, Lewandowski përfiton mbi 25 milionë euro në vit nga katalanasit.

Next Post

Ish-madrileni, Fernando Morientes: Dikur talleshin me Vinin, tani më i miri

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.