• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, September 21, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Tension te Napoli pas startit të dobët, kapiteni kritikon publikisht Kvara dhe Osimhen: Këto sjellje nuk na shërbejnë

24/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Starti i dobët i kampionatit ka tensionuar situatën te Napoli dhe kjo shihet nga reagimet që kanë bërë futbollistët kryesorë të skuadrës kampione në fuqi të Serisë A. Pak ditë më parë ishte Kvaratskhelia i cili reagoi ndaj zëvendësimit të trajnerit Rudi Garsia, ndërsa sot ishte Osimhen i cili bëri të njëjtën gjë ndaj teknikut pas rezultatit 0-0 ndaj Bolonjës.

ssssssssss

Reagime të cilat nuk i kanë pëlqyer kapitenit Xhovani Di Lorenco, i cili ka kritikuar publikisht dy yjet e sulmit për këtë nervozizëm të tepruar.

“Padyshim që nuk jemi të lumtur me rezultatin, nuk është atmosferë nga më të mirat pasi kishim dëshirë të ktheheshim te fitoret. Tani të mendojmë menjëherë për ndeshjen e radhës se është pas pak ditësh. Duhet të përmirësojmë menaxhimin e ndeshjes, me raste na mungon vazhdimësia dhe këtë gjë duhet ta rregullojmë.

Padyshim që ky është një moment ku gjërat nuk po shkojnë mirë dhe disa reagime dalin më në pah. Do të flasim për të shmangur sjellje të tilla. Në këto momente, nuk na nevojiten. Do të flasim mes nesh që të mundohemi të përmirësojmë këtë situatë. Ky është një vit i ri, një rrugëtim i ri me një trajner të ri. Por grupi është i bashkuar dhe do të punojë për të dalë nga kjo situatë”, tha kapiteni i Napolit.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Dëmtohet Sokol Cikalleshi, mungon disa javë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.