Friday, 1. May 2026
Sport

​Tensione në kongresin e FIFA-s, delegatët e Izraelit dhe Palestinës nuk i shtrëngojnë duart

GS 01/05/2026 1 Min. Lesezeit

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka konfirmuar se do të kandidojë për një mandat të tretë në krye të institucionit më të lartë të futbollit botëror, gjatë Kongresit të 76-të të FIFA-s, ku njëkohësisht u shënua edhe një moment i tensionuar mes përfaqësuesve të Palestinës dhe Izraelit.

Në përmbyllje të kongresit, një përpjekje e Infantinos për të afruar delegatët e dy palëve në një gjest simbolik pajtimi dështoi, pasi presidenti i Federatës Palestineze të Futbollit refuzoi të qëndronte përkrah përfaqësuesit të Federatës së Futbollit të Izraelit në skenë.

Pavarësisht situatës së krijuar, Infantino bëri të ditur synimin e tij për të vazhduar në detyrë, duke paralajmëruar kandidaturën në zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen në Kongresin e FIFA-s në Rabat të Marokut.

Ai u zgjodh për herë të parë në vitin 2016 dhe, pas ndryshimeve statutore, mund të qëndrojë në detyrë për disa mandate të plota.

 

pic.twitter.com/fWGgO8TZFQ

— Hayder (@Hayderljoz) April 30, 2026

Teilen: