Friday, 10. April 2026
Sport

Tensione të mëdha mes tifozëve para derbit Roma – Lazio

GS 06/04/2024 1 Min. Lesezeit

Me derbin e kryeqytetit italian që tashmë është vetëm disa orë larg, në Romë janë ndjerë edhe tensionet e para.

Sipas raportimeve të medieve italiane rreth orën 9:30 pranë stadiumit “Olimpico” ka pasur përplasje mes një grupi prej rreth 200 tifozësh të Lazio-s me 100 mbështetës të Roma-s.

Policia ka ndërhyrë për të ndarë dy grupet, duke përdorur edhe gaz lotsjellës. Një tifoz i Romës është arrestuar. Nga pamjet tashmë po ekzaminohet për të identifikuar se kush mori pjesë në trazira. Gjatë ndërhyrjes janë sekuestruar helmeta dhe kaçavida.

Teilen: