Thursday, 8. October 2026
Sport

Tensionohet situata në protestën kundër Reformës Territoriale, hidhet spraj lotsjellës

GS 08/10/2026 1 Min. Lesezeit

Tensionohet situata gjatë protestës së opozitës kundër Reformës Territoriale, e cila po zhvillohet jashtë ambienteve të Kuvendit të Shqipërisë.

Gjatë protestës janë shënuar përplasje mes protestuesve dhe forcave të Policisë, ndërsa në një moment është përdorur edhe spraj piperi.

Opozita ka kundërshtuar projektligjin e propozuar nga Partia Socialiste, i cili parashikon reduktimin e numrit të bashkive nga 61 në 46. Sipas opozitës, reforma po tentohet të miratohet në mënyrë të njëanshme, pa një konsensus të gjerë politik dhe vendor.

Situata pranë Kuvendit është tensionuar për shkak të përplasjes mes protestuesve dhe efektivëve të policisë, të cilët kanë marrë masa të shtuara sigurie në të gjitha hyrjet e godinës.

Ndërkohë, brenda Kuvendit pritet të vijojë diskutimi dhe votimi i projektligjit për Reformën Territoriale. Partisë Socialiste i nevojiten 84 vota për miratimin e tij.

/rtsh.al/

Teilen: