Real Madrid ka bërë të ditur pak orë para ndeshjes së kthimit të gjysmëfinales së Ligës së Kampioneve ndaj Bajern Mynih, se në bashkëpunim me Policinë, ka përjashtuar disa anëtarë të klubit që janë munduar që të shesin vendet që kishin në stadium.
Gjatë ditës së sotme, policia kishte bërë kontrolle për tregun e zi, me vendet e anëtarëve të klubit madrilen që shiteshin për rreth 1 mijë euro. Kështu, është bërë i mundur ndalimi i hyrjes për këta persona dhe janë bllokuar 138 vende, të cilët nuk do të përdoren gjatë ndeshjes së sotme.
Edhe personat që i kishin blerë në tregun e zi nuk do të lejoheshin në stadium për këtë sfidë, teksa paralelisht ishin përjashtuar anëtarët që kishin thyer rregullat strikte që ka klubi për rishitjen e vendeve që ata kanë siguruar nga abonetë vjetore.
PANORAMASPORT.AL