Monday, 13. April 2026
Futboll

Teoria e Guardiolës me diellin për shpë*thimin e Manchester City: Jo, jo, nuk po bëj shaka…

GS 13/04/2026 1 Min. Lesezeit

Manchester City mposhti Chelsea 3-0 dhe e rihapi garën për titull në Premier League. “Citizens” janë tani 6 pikë pas Arsenalit, që humbi ndaj Bournemouth, kanë një ndeshje më pak dhe përballen direkt fundjavën e ardhshme me ekipin e Artetës. Me dy fitore, do të barazoheshin me pikë.

Forma e skuadrës së Pep Guardiola është përmirësuar dukshëm dhe trajneri bëri një shpjegim të pazakontë: “Dielli…” I habitur nga reagimi, ai shtoi: “Jo, nuk po bëj shaka. Në Manchester nuk ka kurrë diell. Po të kishte diell në nëntor, do të ishim kampionë në janar. Është dielli, sinqerisht. Gjendja shpirtërore është më e mirë…”

Përtej kësaj, Guardiola foli për mentalitetin: “Një nga sekretet tona është që pas një suksesi, tjetrit, tjetrit…, kemi qenë mjaftueshëm të përulur për të thënë: Çfarë duhet të bëjmë për të qëndruar lart? Kjo është më e vështira”.

Për Arsenalin: “Do të doja të luaja në mesjavë…, do të doja të isha në pozicionin e tyre”. Dhe shtoi: “Kanë qenë skuadra më e mirë…, ta mundësh është shumë e vështirë”.

Teilen: