Ter Stegen dëmtohet përsëri, Girona mund ta rikthejë në Barcelonë!
Marc-André ter Stegen mund të ketë luajtur ndeshjen e fundit me Girona-n në takimin ku debutoi me ngjyrat e skuadrës në fjalë.
Portieri gjerman ka pësuar një dëmtim muskulor dhe me shumë mundësi do të qëndrojë për një kohë deri në dy muaj jashtë fushave.
Nëse kontrollet e imtësishme do të konfirmojnë parashikimet e bëra nga stafi mjekësor i skuadrës së Girona-s atëherë klubi në fjalë nuk mohon mundësinë për të përfunduar përpara kohe huazimin e lojtarit, i cili pritet që të rikthehet në Barcelonë.
Siç dihet Marc-André ter Stegen u huazua gjatë merkatos së janarit te Girona për faktin se në Barcelonë ka humbur vendin e titullarit. Ndërsa komisari teknik i Gjermaninë, Julian Nagelsman, i ka bërë me dije lojtarit se në rast se nuk luan si titullar atëherë nuk e konsideron më si portierin e parë të katër herë kampioneve të botës në Botërorin e 2026-ës.