• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, June 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ter Stegen ka tre opsione për të ardhmen, largimi nga Barcelona tanimë është i sigurt

10/06/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Barcelona vazhdon të shtyjë përpara për të siguruar shërbimet e Joan Garcia nga Espanyol, teksa po shtohen spekulimet për të ardhmen e Marc-Andre ter Stegen.

Portieri gjerman, një nga figurat më të rëndësishme të Barcelonës në dekadën e fundit, nuk ka siguri të plotë për rolin e tij në të ardhmen, veçanërisht pas interesit të katalanasve për të sjellë konkurrencë në portë.

Joan Garcia shihet si zgjedhja e re për të ardhmen e portës, ndërsa Barça duhet të paguajë klauzolën e lirimit prej 25 milionë eurosh për ta sjellë atë nga Espanyol.

Ky zhvillim ka hapur diskutime për një largim të mundshëm të Ter Stegen, i cili sapo është rikthyer në formë pas një dëmtimi të rëndë dhe ka qenë pjesë e ekipit kombëtar të Gjermanisë në ‘Final Four’ të Ligës së Kombeve.

Sipas raportimeve nga ESPN, Manchester United është futur seriozisht në garë për shërbimet e tij, pasi Andre Onana nuk ka bindur plotësisht në portën e “Djajve të Kuq”.

Po ashtu, interes për portierin 33-vjeçar ka shfaqur edhe Galatasaray në Turqi, ndërsa më herët në listë ndodhej edhe Milan, që ndjek nga afër situatën e tij te Barcelona.

Përfundimisht, vetë Ter Stegen pritet të marrë një vendim përfundimtar në javët në vijim, në varësi të ofertave konkrete dhe garancive për rolin që do të ketë në projektin e ri të klubit katalanas.

Next Post

As PSG e as Reali, Superkompjuteri shpall kampion të Botërorit të Klubeve skuadrën surprizë europiane

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.