Wednesday, 27. May 2026
Futboll

Ter Stegen kthehet në problem për Barcelonën, portieri jashtë projektit por me një pagë të çmendur

GS 27/05/2026 2 Min. Lesezeit

Rënia nga kategoria e skuadrës së Girona ka krijuar një problem të madh te Barcelona. Dhe problemi quhet “Marc-André ter Stegen”, që u huazua nga katalanasit në merkaton e janari. Portieri gjerman dështoi ta çonte ekipin drejt mbijetesës në La Liga.

Ter Stegen bëri vetëm dy paraqitje për shkak të një dëmtimi në kofshë. Ai nuk mundi të kthehej në skuadër para përfundimit të sezonit. Ky problem fizik ka dëmtuar shpresat e mbetura të 34-vjeçarit për t’u paraqitur në Kupën e Botës me Gjermaninë.

Por çfarë do të ndodhë tani me Ter Stegen? Ai nuk ka gjasa të vazhdojë te Girona. Do të ishte një surprizë e madhe nëse ai do të pranonte të luante në Ligën B spanjolle, ndaj e ardhmja e tij është aktualisht e pasigurt.

Sipas “Mundo Deportivo”, portieri është një problem për Barçën, me një kontratë me katalanasit deri në qershor 2028. Ai është një nga lojtarët më të paguar në skuadër. Klubi “blaugrana” e konsideron një transferim të vështirë si për shkak të  lëndimeve ashtu edhe për shkak të pagës së tij të lartë.

Vetë Ter Stegen, për arsye personale, do të preferonte të qëndronte te Barcelona. Por Hansi Flick dhe pjesa tjetër e skuadrës katalanase nuk e konsiderojnë më atë pjesë të planeve të tyre teknike. Ndaj, duket se është një çështje që duhet zgjidhur.

Teilen: