Problemet për Barcelonën vazhdojnë e rriten.
Pas lëndimit afatgjatë të Gavit, Barcelona do të jetë edhe pa portierin, Marc-Andre ter Stegen, shkruan lajmi.net.
Sipas raportimeve, gjermani ka pësuar një lëndim dhe u rikthye nga kombëtarja e Gjermanisë të premten dhe ai ende nuk është stërvitur me skuadrën.
Sipas MD, Ter Stegen tani është në dyshim serioz për përballjen me Rayo Vallacanon, me stafin mjekësor që preferon të mos e detyrojë rikthimin e tij.
Ata duan që 31-vjeçari të jetë i gatshëm për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Portos.
Barcelona të shtunën me fillim nga ora 14:00 do të përballet me Rayo Vallacanon.
Skuadra e Xavit gjendet në vendin e tretë në La Liga, ku pas 13 ndeshjeve kanë 30 pikë të grumbulluara. /Lajmi.net/