• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, November 2, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ter Stegen tanimë ka vendosur, në janar largohet nga Barcelona

21/10/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Marc-Andre ter Stegen po përballet me një situatë të ndërlikuar te FC Barcelona, pas transferimit të Joan Garcías, që ka vënë në rrezik pozicionin e tij në portë.

Portieri gjerman, 33 vjeç, nuk ka përjashtuar një largim gjatë afatit kalimtar të dimrit, me synimin kryesor për t’u përgatitur për Kupën e Botës 2026 me Gjermaninë.

Megjithëse Barcelona nuk pritet të bëjë lëvizje të mëdha në janar, situata e Ter Stegen mbetet një “patate e nxehtë” në planet e klubit, e cila u diskutua gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme të dielën.

Si raportojnë mediat spanjolle, portieri po shqyrton opsionet për t’u rikthyer në formë dhe për të siguruar minuta loje të mjaftueshme në pjesën e mbetur të sezonit.

Qëllimi kryesor i tij është të garojë si titullar me Gjermaninë në Kupën e Botës 2026, duke pasur parasysh rëndësinë e vazhdimësisë në lojë për të qenë në nivelin e duhur.

Trajneri i kombëtares gjermane, Julian Nagelsmann, ka besim te Ter Stegen, por portieri duhet të gjejë një klub ku të ketë kohë të mjaftueshme loje. Një huazim në një skuadër të përshtatshme mbetet gjithashtu opsion i mundshëm.

Për momentin, mbetet të shihet se cili do të jetë hapi i ardhshëm i Ter Stegen, ndërsa Barcelona dhe portieri po shqyrtojnë zgjidhjet më të mira për të ardhmen e tij.

Next Post

Simeone ka frikë nga ndërprerjet e Arsenalit: Shënojnë shumë gola

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.