Nga gladiatorët e suksesit në Kupën e Botës 2006 kishte mbetur i fundit në aktivitet dhe arsyeja mund të kuptohet kur lexon të gjitha mesazhet e marra pikësëpari nga ish-shokët e tij që kishte përkrah në turneun gjerman, por edhe nga shumë të tjerë që nuk mund të qëndronin indiferent ndaj një legjende si Xhanluixhi Bufon.
Aleks Del Piero – “Ishte e bukur të ishe protagonist i fitoreve të Supermenit”.
Andrea Pirlo – “Xhixhi për mua nënkupton ‘vitet më të mira të jetës sone’. Nuk janë vetëm kujtime që na lidhin, por edhe një miqësi e thellë. Historitë e paharrueshme mbeten të përjetshme dhe ai, Superpemeni i futbollit, nga sot është një hero i ditëve tona”.
Klaudio Markizio – “Kush është Xhixhi? Thojini një fëmijë që të pikturojë një portieri dhe do të pikturojnë Bufonin”.
Xhorxho Kielini – “Xhixhi për mua nuk është një shok skuadre, por një vëlla i madh. Në jetën time kam parë më shumë Xhixhin sesa këdo tjetër. Ka qenë një nder i madh të isha kolegu i tij dhe do t’i mungojë të gjithëve në fushë”.
Alesandro Nesta – “Je djali me më shumë energji në trup që kam njohur në jetën time. Asnjëherë banal, në intervista dhe në jetën e përditshme. Pastaj, për profesionin, ishe thjesht një portieri i paarritshëm, më i forti i historisë, por mbi të gjitha ndodhta njeriu më i fortë që kam njohur në karrierën time”.
Kilian Mbape – “Një nder i madh që kam pasur mundësi të të takoj dhe të të kem rival dhe shok skuadre në karrierën tënde legjendare. Një një burrë flori, i cili më ke dhënë këshilla të vlefshme të cilat do t’i mbaj me vete gjatë të gjithë jetës. Rrugë të mbarë dhe mbi të gjitha falëminderit”.
Paulo Dibala – “Falëminderit për këshillat e tua, falëminderit për mbështetjen. Më ke ndihmuar të rritem, por mbi të gjitha kemi fituar së bashku. Një person i bukur brenda dhe jashtë fushe. Falëminderit për gjithçka numri 1 i vetëm i jetës sime”.
Alberto Xhilardino – “I dashur Xhixhi, kam pasur fatin që të të shënoj ndonjë gol në karrierën time dhe pikërisht ato ishin më të bukurit për mua, pasi i shënova më të fortit të të gjitha kohërave. Tani të uroj të shijosh emocione të tjera në jetë”.
Luka Toni – “Ke qenë më i madhi i të gjitha kohërave. Kam pasur fatin dhe nderin të ndaj eksperiencën më të bukur të jetës sime, Botërorin 2006”.
Françesko Toti – “Xhixhi, më duket sikur të kam takuar dje për herë të parë. Kam 1000 gjëra që dua të të them dhe të kujtoj me tyre, por për momentin kënaqu vetëm me faktin se, ishte bukur, madje një nderi që të luanim dhe të fitonim së bashku”.
Daniele De Rosi – “Xhixhi nuk mund të them se është një futbollist i rallë, por më unik sesa i rrallë. Një lider karizmatik, i pastër dhe gjithmonë në dispozicion të shokëve. Pac fat Xhixhone”.
PANORAMASPORT.AL