• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, June 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Tërheqja e Lewandowskit nga Polonia, të gjithë kundër yllit

10/06/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Robert Levandovski ka befasuar të gjithë me vendimin e tij për t’u tërhequr nga përfaqësuesja e Polonisë në shenjë proteste ndaj trajnerit Mihal Probierz. Por ndërsa të gjithë pritnin dëshpërim në radhët e polakëve, me sa duket është e kundërta, pasi largimi i tij raportohet se ka “çliruar” futbollistët e aq më shumë ish-ët e famshëm te Polonisë që kanë filluar të flasin hapur kundër tij.

Mediat polake raportojnë se në radhët e përfaqësueses janë lehtësuar pas këtij vendimi, pasi e kanë cilësuar Levandovskin gjithmonë një person i cili kërkonte të merrte gjithë vëmendjen dhe rolin e protagonistit, edhe me deklaratat që shkonin kundër shokëve të skuadrës, gjë që kishte sjellë edhe krisjen me trajnerin. Por jo vetëm ata.

Ish-futbollisti Vojçeç Kovalczik i cili ka luajtur 39 ndeshje me Poloninë, nuk u kursye ndaj Levas. ”U soll si një idiot. Pak a shumë si shumë njerëz kur dolën rezultatet e zgjedhjeve,  duke thënë “po largohem nga këtu pasi është e pamundur të jetohet””, ishin fjalët e tij për sulmuesin i cili mendohet se është inatosur kur i kanë bërë të ditur se Zielinski do të ishte tani e tutje kapiteni i skuadrës. Vendimin e kishte marrë trajneri, por në fakt edhe vetë lojtarët brenda grupit kishin shtyrë që të bëhej një ndryshim i tillë.

“Nuk mund ta imagjinoj një lojtar, pavarësisht emrit, që zgjedh trajnerin dhe e kërcënon që nuk do të luajë për sa kohë të jetë ai. E vlerësoj të papranueshme. Mendoja se dikush po tallej në internet”, tha Grzegorz Lato, golashënuesi më i mirë i Botërorit 1974.

Next Post

Mbappe, ironi me kritikët: Jam lojtari i radhës!

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.