Max Verstappen e ka kuptuar gjithmonë karrierën e tij sportive si një përzierje ambiciesh, vendimesh të forta e të shpejta dhe një personalitet i fortë.
Kjo ishte e dukshme që në debutimin e tij në moshën 17 vjeçare, vitet e tij të trazuara dhe arritja e majës kur u shpall katër herë kampion bote.
Por tani diçka ka ndryshuar. Rregullat e reja të Formulës 1 nuk i pëlqejnë më holandezit, i cili është lënë në “baltë” edhe nga Honda, e cila nuk ka mundur që të ndërtojë një motor të denjë për një veturë si Red Bull. Sot në Suzuka ndodhi edhe diçka që ka shtyrë pilotin të mendojë tërheqjen nga garat.
Red Bull-i i tij nuk kishte fuqinë e kërkuar për të kaluar veturën e Alpine të Gastly me motor Mercedes. Sipas “DeTelegraaf” ky episod mund të jetë deciziv për të ardhmen e pilotit në Formula 1.