Saturday, 7. March 2026
Sport

Tervell Beck, përforcimi i radhës i Pejës

GS 24/06/2023 1 Min. Lesezeit

KB Peja ka njoftuar se ka transferuar basketbollistin Tervell Beck.

Tervell është zhvilluar si basketbollist në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vjen nga Cleveland, Ohio dhe është i gjatë 201cm.

  

Tervell sezonin e kaluar ka luajtur në ELBL League tek ekipi BK Valmiera me mesatare prej 29.9 minuta për ndeshje.

Tervell ka shfaqur përformancë superiore në sezonin e kaluar duke arritur kuoten mesatare prej 18.27 pikëve, 5.83 kërcimeve e 1.27 asistimeve për ndeshje.

  


Teilen: