• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, December 4, 2023
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result
Home Sport

Testi i vështirë me Austrinë, Nagelsman: Haverc mbrojtës, s’pendohem…

21/11/2023
in Sport
0 0
Share on FacebookShare on Twitter

Përfaqësuesja e Gjermanisë do përpiqet të “ndreqë” imazhin në arenën ndërkombëtare pas disfatës së beftë ndaj Turqisë, ndonëse ata luajtën përpara tifozërisë së tyre. Trajneri Julian Nagelsman, edhe pse i vendosur në “uraganin” e kritikave pas disfatës, shto manovrën e çuditshme me Havercin si mbrojtës ia ka dalë t’i bëjë ballë presionit në konferencën para mediave, teksa ka gjetur shpjegim për çdo dyshim mbi evoluimin e “pancerave”.

nagelsman

FORMACIONI- “Po e mendoj se çfarë pritet të jetë ndryshe krahas duelit me Turqinë. Tepër i rëndësishëm pozicionimi i lojtarëve dhe posedimi i topit. Pas stërvitjes përfundimtare do të kem mundësi të jem më i kthjellët. Mos prisni ndonjë zhvendosje të madh në kontingjentin titullar, por do të ketë disa freski”, shtoi Nagelsman.

Digitalb OTT Digitalb OTT Digitalb OTT

SHORTI I “EURO 2024”- “Sigurisht që nuk shqetësohem më për skuadrat që do të kemi përballë. Jemi përpjekur të gjejmë kundërshtarët e duhur në rrugëtimit drejt Kampionatit Europian. S’ia kam frikën asnjë rivali. Ne duam të fokusohemi dhe të japim më të mirën, pjesa tjetër i takon fushës”, tha me nota të larta optimizmi trajneri i Gjermanisë.

AUSTRIA- “Favorit si gjithmonë, ama kjo s’ka rëndësi për mua. 90′ minuta do prezantojnë gjykimin final se cili ekip e meritoi fitoren. Synimi është të jemi më të mirët në fushë dhe ta hedhim pas krahëve humbjen e fundit. Austria ka shumë lojtarë të mirë në gjirin e saj, të cilët aktivizohen në ekipe elitare. Trajneri Rangnik ka punuar mirë me ta dhe grupi ka bërë progres për t’u duartrokitur. Rivalin e konsideroj pa të voglin dyshim si tepër të rrezikshëm. Austriakët janë përmirësuar ndjeshëm vitet e fundit dhe pres ndeshje të dyluftuar”.

VENDIMI PËR HAVERCIN- “Kush tha se ishte eksperiment?! I kam analizuar me kujdes karakteristikat e Havercit dhe kam dalë në konkluzion se ai futbollist mund ta luajë pa problem krahun e majtë të mbrojtjes, ndonëse nuk është një mbrojtës tipik. Nuk jam penduar aspak që Kai ishte në linjën e prapavijës, madje ai mbetet opsion edhe në takimin e sotëm. Repertorin e gjerë të Havercit në fushë e shoh si vlerë e shtuar në ekip, e ku mund të japë kontributin nga çdo cep i fushës”, përfundoi Julian Nagelsman me nota të larta vlerësimi kundrejt futbollistit me numër “7” te Gjermania.

Përgatiti: SAIMIR MBËRSI – PANORAMASPORT.AL


Next Post

Ndeshjet e fundit kualifikuese për Euro 2024

Categories

Categories

  • Basketball
  • Boxing
  • Cycling
  • Football
  • Formula 1
  • Futboll
  • Golf
  • Moto GP
  • NBA Recaps
  • nfl
  • soccer
  • Sport
  • Tennis
  • Video

Tags

Champions League MMA MotoGP 2017 Premier League Super Bowl The Presidents Cup UFC US Sports Valentino Rossi Zlatan Ibrahimovic

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In