• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Testi në Koverçano/ Italia ndryshon skemën e lojës para Shqipërisë

06/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Një ditë pas barazimit 0-0 me Turqinë, rezultat që la një shije të hidhur dhe solli jo pak kritika nga opinioni sportiv, Italia e Luçiano Spaletit mundi 3-1 U-20-ën në një test të zhvilluar në Koverçano.

Italia

U luajtën dy pjesë nga 35 minuta dhe kjo provë e parafundit e ndihmon trajnerin para se të bëjë shkurtimet. Në fushë zbritën ata që luajtën pak ose aspak ndaj Turqisë.

MODULI – Në këtë test të fundit para sfidës me Shqipërinë, trajneri Spaleti provoi një modul të ri loje, duke kaluar në mbrojtjen me 3 lojtarë. Ai aktivizoi po ashtu dy sulmues, Raspadorin dhe Skamakën, të dy vendimtarë me nga një gol në çdo pjesë. Prania e lojtarit të Atalantës në qendër të sulmit u duk përcaktuese, pasi pas 4 minutash ai zhbllokoi ndeshjen me një kthesë të bukur në zonë. Pjesa e parë, edhe falë pranisë së Riçit dhe El Sharauit tek Italia U-20, ishte e ekuilibruar.

El Sharaui dështoi nga pika e bardhë penalltinë e fituar nga Riçi. Spaleti provoi dy formacione të ndryshme dhe gjatë pjesës së dytë kaloi në rreshtimin 3-4-2-1, me Folorunshon të spostuar si gjysmë-sulmues, bashkë me Raspadorin.

Sulmuesi i Napolit në sekondat e para të pjesë së dytë realizoi golin e dytë, duke finalizuar një kombinim mes Skamakës dhe Fratezit. Juventini Sekulov shënoi golin e 2-1-shit, pas një gabimi të Belanovës. Pastaj El Sharaui shënoi edhe golin e 3-të.

FORMACIONET

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Southgate: Përjashtimet, një nga pjesët më të vështira

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.