Sulmuesi i Real Madridit, Kylian Mbappe, ka kaluar një javë të vështirë dhe do të detyrohet të ndalojë aktivitetin për disa ditë, ndërsa “Los Blancos” përpiqen të mbajnë gjallë sezonin në La Liga dhe Kupën e Mbretit.
Testet e mëtejshme kanë konfirmuar se Mbappe ka një dëmtim në kyçin e këmbës, pas raportimeve fillestare për një ndrydhje mbrëmjen e së mërkurës.
Mbappe u largua nga loja rreth 20 minuta para përfundimit të ndeshjes në eliminimin e Real Madridit nga Liga e Kampionëve kundër Arsenalit, me francezin që çalonte për shkak të një problemi në kyç. Kjo ishte ndeshja e dytë radhazi që ai nuk e përfundoi, pas kartonit të kuq që mori ndaj Alaves në pjesën e parë të së dielës së kaluar.
Sipas Cadena Cope dhe Diario AS, bëhet fjalë për një ndrydhje të lehtë dhe, me tetë ditë përpara finales së Kupës së Mbretit, ai pritet të jetë gati përballë Barcelonës në Sevilje.
Nëse dëmtimi do të ishte më serioz, atëherë Mbappé do të përjashtohej nga finalja, por në këtë rast, ai pritet të jetë titullar në “La Cartuja”.
Mbappé ishte i pezulluar për ndeshjen ndaj Athletic Club të dielën në mbrëmje dhe sipas raportimeve, ai ka pak gjasa të rrezikohet në udhëtimin e Real Madridit ndaj Getafes të mërkurën e ardhshme.
Në varësi të ecurisë së rikuperimit, ai mund të përfshihet në skuadër për në “Coliseum”, por është e vështirë që Real Madrid të rrezikojë.
Megjithatë, sipas mediave madrilene, Ferland Mendy dhe Andriy Lunin janë në garë me kohën për t’u rikuperuar në kohë për finalen e Kupës kundër rivalëve të tyre.
Edhe pse Mbappe nuk ka arritur ende nivelin që shumë e kishin shpresuar, ai mbetet bindshëm golashënuesi më i mirë i Real Madridit këtë sezon, me 33 gola të shënuar.
Ai ishte një nga të paktët që doli me vlerësime pozitive nga humbja 5-2 kundër Barcelonës në përballjen e fundit dhe padyshim që do të mbetet një nga armët më të forta të Carlo Ancelottit përballë mbrojtjes agresive të katalanasve.