Saturday, 28. February 2026
Sport

Tetë shqiptarë ftohen nga Maqedonia e Veriut për ndeshjet parakualifikuese

GS 01/06/2023 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja e Maqedonisë së Veriut ka shpallur listën e futbollistëve për dy ndeshjet e muajit qershor të vlefshme për para-kualifikimet në Euro 2024.

Trajneri, Blagoja Milevski ka zbuluar lojtarët e ftuar ku në listë bëjnë pjesë tetë shqiptarë, shkruan Lajmi.net

  

Për herë të parë është ftuar futbollisti, Sefer Emini – 22-vjeçari i cili luan në Danimarkë te skuadra e Sonderjyske.

Në këtë listë bëjnë pjesë edhe lojtarët tjerë shqiptarë, si: Enis Bardhi, Visar Musliu, Ezgjan Alioski, Egzon Bejtulai, Arijan Ademi, Agon Elezi dhe Valon Ethemi.

Kombëtarja e Maqedonisë së Veriut gjatë këtij muaji luan dy ndeshje. Fillimisht ndaj Ukrainës më 16 qershor dhe me Anglinë më 19 qershor./Lajmi.net/

  


Teilen: