• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, October 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Tetova: Dy gola të anuluar? Kemi arbitrat për këtë punë

25/02/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Egnatia u ndal në barazim pa gola përballë Teutës në shtëpi. Rrogozhinasit dominuan lojën, madje shënuan 2 herë, por në të dyja rastet iu anullua festa nga VAR që evidentoi 2 pozicione jashtë loje. Pas ndeshjes, trajneri Edlir Tetova dha prononcimin e tij për MCN TV.

“Sot ishin të gjitha, luftë e futbolli i bukur por me 2 gola të anulluar që më vjen keq.

Jam i kënaqur me djemtë, janë më të mirët në Shqipëri.

Golat e anulluar janë gjyqtarët që merren me këtë, s’kam përgjigje. Ne po luajmë futboll siç dua unë dhe kjo më intereson.

Rezultatet pastaj vijnë vetë.

Mesazhe të mira nga stoli por Teuta mace e zezë? Nuk i ngjan ndeshja ndeshjes, sot kishim mundësi për të fituar. E rëndësishme është që prodhojmë dhe shkojmë te goli. Duhet të shohim përpara, 1 pikë nuk është keq.

Nuk besoj që do të na penalizojnë rotacionet për stabilitetin në ekip. E kemi pranuar këtë gjë, duam që të gjithë lojtarët të jenë gati për fundin e kampionatit. Përderisa i kemi marrë në skuadër, të gjithë do të kenë minutazh.

Spahiu ka bërë shumë minuta, isha i detyruar ta lija në stol. Ndryshuam edhe skemën sot që shkoi mirë, në fund ndryshuam sërish dhe solli më shumë raste për ne. Gjata është i dëmtuar për një kohë të gjatë, 3 javë për rikthimin e tij ndaj Montenegro do të ketë mbingarkesë tani. Pjesa tjetër do të ketë minutat e tyre pasi janë të gatshëm të gjithë.

Egnatia do të jetë gjithmonë për të marrë 3 pikët, përtej asaj që ndodh në fushë. Lojtarët e mi janë më të mirët dhe shkojnë drejt portës ndaj çdo kundërshtari. Jemi në rrugë të mbarë”, tha Tetova.

Next Post

Ekipi përfaqësues i femrave në karate renditet i treti në Kampionatin Ballkanik

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.