• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, September 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Tetova: Jemi të fokusuar tek 3 pikët

01/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Egnatia do të presë në shtëpi ditën e diel Teutën në orën 17:00 për të zhvilluar sfidën e javës së 27-të të Superiores.

Në prag të kësaj sfide, trajneri i ekipit rrogozhinas Edlir Tetova doli në konferencë për shtyp për mediat.

“Vijmë nga një kualifikim, për herë të tretë jemi në gjysmëfinale dhe vazhdojmë përprara për atë që do të ndodhë.

Grupi ka mungesa, por çunat që kanë të gatshëm gjatë javës mendoj që do të japin më të mirën.

Mendoj që do të jetë një spektakël në radhë të parë, për gjithë atë që ka ofruar zoti Demrozi për Rrogozhinën, uroj të jetë një ogur i mirë edhe për ndeshjen.  Ajo që i përket të shkuarës është histori, grupi është i fokusuar dhe mendoj që do të hymë në fushë për 3 pikët.

Ndeshja e Korçës tashmë është e kaluar, i kemi analizuar situatat, pastaj ndeshja me Bylisin ishim në komod, morëm një rezultat 1-3 në fushën e tyre dhe pastaj rezultati 2-2 na çoi në gjysmëfinale.

Unë e kam specifikuar gjithmonë që çdo lojtar është i rëndësishëm dhe ka rol specifik, kemi mungesa por nuk mund të bëjmë më alibi për këtë pasi gjithmonë kemi pasur mungesa. Unë po kërkoj që ta kem grupin e plotë, por Aleksi, Ndreca, Malota, Lushkja janë mungesa që ndjehen në ekip.

Mendoj kur bën shumë ndryshime, merren parasysh këto, dy ndeshje është një lojtar dhe dy ndeshje një tjetër. Gjithë ekipi duhet të mbrojë. Mendoj që çdo ndeshje ka specifikat e kësaj, kemi Teutën njëherë, fokusi është këtu dhe pastaj do të shohim ndeshje pas ndeshje çfarë do të ndodhë.

Është viti i tretë i imi këtu dhe sulmuesit nuk kanë pasur rol vendimtar te golat, golat kanë qenë të shpërndarë, është nga mënyra e lojës, ashtu si Tetova e koncepton. Ejani në stadium kemi nevojë për ju”, u shpreh Tetova.

Next Post

I bashkohet ekipit të parë në stërvitje, shikoni transformimin e Brojës tek Evertoni

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.