Egnatia barazoi pa gola me Laçin në sfidën hapëse të javës së 23-të të Superiores.
Trajneri i rrogozhinasve, Edlir Tetova u shpreh se kundërshtarët ishin për t’u përgëzuar dhe gjithashtu shpjegoi skemat që pritet të përdorë në pjesën e mbetur të kampionatit.
“Mendoj se në pjesën e dytë bëmë diçka më shumë. Por ashtu siç shkoi loja mendoj se rezultati më i drejtë ishte barazimi.
Nuk mendoj se është relaks. Të gjithë çunat donin ta fitonin ndeshjen. Laçi sot ishte për t’u përgëzuar, sepse po thuajse nuk kishte fare hapësira.
Sot doja të provoja Ibrahimoglunë që të shkonte në thellësi si Zejnullai, gjë që nuk e arritëm fare. Unë do mundohem që t’i përshtat lojtarët që t’i gjej aty ku bëjnë më mirë.
Jo, eksperimente ndoshta jo, por duhet të sjell lojtarët në 80%. Nuk e dimë se çfarë do të ndodhë deri në fund. Do mundohemi të kemi ndryshime ndeshje pas ndeshje.
Në “Final 4”? Nuk kam ndonjë preferencë të them të drejtën. Duhet të karikojmë lojtarët, t’i kemi të gjithë të gatshëm. Me kë do e kesh nuk është shumë e rëndësishme.
Janë manovra që ne po i bëjmë në stërvitje. Kemi dy faza që luajmë njësojë dhe kundërshtari si sot merr masat. Kemi akoma punë përpara për të bërë.
Dylbitë? Absolutisht që është keqkuptuar. Ishte moment. Nuk kam dashur që të ofendoj askënd. Është vetëm për distancën e pikëve.
Derbi? Do jetë një ndeshje e fortë. Dinamo po kalon një moment të mirë, ndërsa Partizani pret idetë e trajnerit të ri. Mendoj barazim që të jetë distanca e njëjtë”, tha Tetova.