• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, December 19, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Tetova: Partizani është ekipi më në formë, pa vazhdimësi asnjë sukses nuk bën dritë

18/12/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova ka folur për mediat në prag të ndeshjes kundër Partizanit, që do të luhet nesër në orën 16:30 në Rrogozhinë dhe do të transmetohet në RTSH Sport.

“Mendoj që gjendja ime është e mirë, po shkon drejt rikuperimit dhe të mos kemi më situata të tilla. Faleminderit. Trofeu është një vlerësim si nga futbollistët, kolegët, gazetarët dhe nga opinioni sportiv për herë të dytë, do të thotë që është bërë një punë e mirë si nga lojtarët, stafi dhe familja Egnatia. Jam shumë i lumtur për këtë trofe të dytë, por pa vazhdimësi asnjë sukses nuk bën dritë.

Skuadra është e plotë, kemi mungesa vetëm për skualifikime, është Ruçi dhe Haime. Është afruar Xheferson por nuk është 100% e formës së tij, kështu që do të jemi të kujdesshëm, megjithatë pjesa e grupit është.

Ekipi ka punuar mirë, presim Partizanin, që momentalisht ka fitore rresht, është ekipi më në formë, por ne do të jemi të kujdesshëm te ajo që prodhon Egnatia. Sigurisht që do të jetë një ndeshje e bukur, se ato me Partizanin kanë dhuruar emocione të bukura, si në lojë ashtu edhe në rezultat, por shpresojmë për më të mirën”, ka thënë mes të tjerash Tetova.

Next Post

Kategoria e Parë, Besa-Iliria dhe Kukësi-Skënderbeu në RTSH

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.